Ka dështuar përsëri seanca gjyqësore ndaj kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, për sulmin ndaj Haki Abazit në vitin 2019. Molliqaj mungoi në seancë, ndërsa gjyqtari Fisnik Gashi njoftoi se ndaj tij do të lëshohet urdhërarrest. I pranishëm ishte i akuzuari Fatos Sahiti dhe avokati i Molliqajt. Kjo është hera e dytë që Molliqaj mungon në seancë, pas asaj të 4 shtatorit. Ai akuzohet për veprën “Sulmi”, e cila dënohet me gjobë ose burgim deri në një vit.
