Mediat ndërkombëtare serioze raportojnë se një rafineri nafte në Arabia Saudite është goditur nga dronë të lidhur me Irani, në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve në rajon.
Sipas raportimeve, objektivi ka qenë një nga qendrat kryesore të përpunimit dhe eksportit të naftës, ndërsa autoritetet saudite kanë bërë të ditur se situata është vënë nën kontroll dhe po vlerësohen dëmet. Nuk ka ende njoftime zyrtare për viktima.
Ngjarja ka shtuar shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës energjetike në Gjirin Persik dhe ka ndikuar menjëherë në tregjet ndërkombëtare të naftës, ku çmimet kanë shënuar rritje.
