E fejuara e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në ceremoninë Filming Italy Venice Award, pjesë e Festivalit të 82-të të Filmit në Venecia.
Modelja 31-vjeçare u paraqit me një fustan elegant të zi me dantella, i cili theksonte linjat e saj trupore, ndërsa pozuante përpara kamerave me duart lart për të treguar unazën gjigante të fejesës, një diamant 30 karatësh me vlerë marramendëse prej rreth 3 milionë dollarësh (afro 2.6 milionë euro).
Pamjen e saj vezulluese e plotësonin një gjerdan i madh, vathë me diamant, si dhe një model flokësh me gërshet të rregullt, duke e kthyer në një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes, shkruan DailyMail.
Rodriguez, e njohur për stilin dhe elegancën e saj, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes kudo që shfaqet, duke kombinuar luksin me finesën.
