Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të vdekjes më 15 janar 2026 në Prizren. Një mashkull është gjetur pa shenja jete në rrugën “Hajdar Shala” rreth orës 01:00, ndërsa rasti i dytë është shënuar rreth orës 14:30 në rrugën “Hafiz Ismajl Haki”, ku një mashkull është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit, trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia po heton rrethanat e të dyja rasteve.
