Hamza kërkon heqjen e masave të BE-së në takimin me ambasadorin Orav

Para 10 muaj

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është takuar sot me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, pas marrjes së detyrës si lider partie. Hamza deklaroi se një qeveri e udhëhequr nga PDK-ja do të punojë për heqjen sa më të shpejtë të masave sanksionuese të BE-së ndaj Kosovës, në mënyrë që vendi të përfitojë nga projektet e integrimit evropian. Ai theksoi se synimi kryesor është një Kosovë më e zhvilluar dhe më e integruar në familjen evropiane, duke nënvizuar gjithashtu përkushtimin e PDK-së për dialog të hapur me partnerët ndërkombëtarë në funksion të të ardhmes evropiane të Kosovës dhe rajonit.