Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar liderin e LVV-së, Albin Kurti, për mënyrën se si është trajtuar Ligji për Dhomat e Specializuara.
Haradinaj tha se Kurti, sipas tij, “i dha një goditje të rëndë UÇK-së”, duke e lënë në gjysmë ligjin në një moment që ai e cilësoi kritik.
“Kurti e kurthoi edhe ligjin edhe vendin. Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Dhomat e Specializuara në momentin më kritik. Kurti e çoi vendin në zgjedhje në momentin më kritik”, tha Haradinaj në një konferencë për media.
Ai u bëri thirrje subjekteve politike që, siç tha, të bashkohen dhe të mos “turpërohen para historisë”.
