Humanisti Agon Zhinipotoku reagon me emocion pas dhunës ndaj një djali me të meta fizike: “Zoti ju vraftë!”

Para 1 vit

Një rast i rëndë dhune ka tronditur opinionin publik në qytetin e Ferizajit, ku një djalë me të meta fizike, i njohur në komunitet si Cufa, është rrahur brutalisht nga persona ende të paidentifikuar.

Për këtë ngjarje ka reaguar humanisti i njohur Agon Zhinipotoku, i cili përmes një postimi prekës në rrjetet sociale ka shprehur revoltën dhe dhimbjen e tij për fatin e Cufës – një djalë që, sipas tij, ka përjetuar tragjedi të shumta në jetë.

“Zoti ju vraftë,” shkruan Zhinipotoku, duke publikuar edhe një fotografi të Cufës, ku ai shihet i frikësuar dhe me shenja të dukshme dhune në fytyrë.

“Kush e rrahu Cufën, djalin ma të mirë e më të urtë të qytetit tonë? A nuk ju mjaftoi që u rrit jetim dhe i vdiqën 4 motra e 3 vëllezër, e nana e tij e sëmurë me kancer me vite, veç edhe me rrah kështu???” – pyet ai, duke shtuar se nuk është hera e parë që Cufa dhunohet.

Si kujdestar i tij, Zhinipotoku thotë se është i vendosur të ndihmojë në gjetjen e autorëve: “Kemi me e gjet, po ju betohem, shumë shpejt madje!”

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur solidaritet dhe kërkojnë që autoritetet të veprojnë me urgjencë për të identifikuar dhe ndëshkuar përgjegjësit.