I dënuari për krime lufte në Kosovë, Nebojsha Pavkoviç, u varros më 22 tetor në Rrugën e Qytetarëve Meritorë në Beograd, me nderime të larta ushtarake.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë komandantë të lartë ushtarakë, ministra të Qeverisë së Serbisë, përfaqësues të presidentit Aleksandar Vuçiç, si dhe disa ish-të dënuar të Gjykatës së Hagës dhe veteranë të ushtrisë serbe.
“Varrimi i Nebojsha Pavkoviçit në këtë vend përbën një mohimi të hapur të fakteve të vendosura nga gjykata dhe një përbuzje ndaj viktimave”, ka vlerësuar Fondi për të Drejtën Humanitare.
Pavkoviç, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë Jugosllave, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në vitin 1999.
Pas lirimit të parakohshëm më 28 shtator për arsye shëndetësore, ai ndërroi jetë më 20 tetor në moshën 79-vjeçare.
Varrosja e tij në varrezat e personaliteteve të njohura serbe ka ngjallur reagime të ashpra, me kritikë që e quajnë një fyerje ndaj viktimave të luftës dhe figurave historike të Serbisë.
