Kryebashkiaku francez del “mburojë” para nxënësve, përfundon i mbuluar nga gazi lotsjellës

Para 8 ditë

Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, u përfshi në përplasjet mes policisë dhe nxënësve gjatë protestave në Francë.

Bagayoko doli mes forcave të policisë dhe protestuesve, në përpjekje për të penguar përdorimin e forcës ndaj nxënësve. Gjatë incidentit, ai u godit nga gazi lotsjellës dhe u detyrua të largohej nga zona.

Pamjet e momentit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe janë raportuar edhe nga mediat ndërkombëtare, përfshirë Reuters dhe Al Jazeera.

Protestat e nxënësve në Francë kanë sjellë përplasje me policinë në disa zona, ndërsa incidenti me kryebashkiakun ka tërhequr vëmendje të veçantë.