Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga homologu i tij bullgar, Rumen Radev, me rastin e formimit të Qeverisë së re dhe marrjes së mandatit.
Në letrën e tij, Radev shprehu mbështetjen e Bullgarisë për integrimin evropian të Kosovës dhe për anëtarësimin e saj të plotë në Këshillin e Evropës.
“Ju siguroj për gatishmërinë e qeverisë së drejtuar prej meje për të vazhduar mbështetjen për ofrimin e një perspektive të qartë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në letër.
Kryeministri bullgar gjithashtu e ftoi Kurtin për një vizitë zyrtare në Bullgari, me synimin e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe ngritjes së partneritetit mes dy vendeve në një nivel më të lartë.
