Lokalizohet zjarri masiv në Dabishec të Prishtinës

Para 1 vit

Zjarri masiv që përfshiu fshatin Dabishec të komunës së Prishtinës tashmë është lokalizuar.

Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.

Shkodra njoftoi se për ta lokalizuar zjarrin ekipi i zjarrfikësve ishte në terren duke intervenuar për rreth katër orësh.

“Sa e kemi përfundu. Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, ka qenë në hapësirë malore, kanë intervenu stacioni i zjarrfikësve prej orës 3:20 në orën 19:00”,