Mjeku ligjor për vrasjen e Premtim Gashit: Vdekja ishte e dhunshme, zbulon sa plagë kishte në trupin e tij

Para 14 ditë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca në rastin e njohur si “Capat dhe Sekiraqët”, ku sot dëshminë e tij po e jep eksperti mjekoligjor Valon Hyseni, shkruan IndeksOnline.

Hyseni është ftuar nga prokuroria për të dëshmuar lidhur me ekspertizën mjekoligjore për vdekjen e Premtim Gashit.

Sipas deklarimit të ekspertit, vdekja e Gashit ishte e dhunshme dhe e shoqëruar me gjakderdhje.

Gjatë dëshmisë së tij, eksperti mjekoligjor ka dhënë detaje edhe për plagët e konstatuara në trupin e të ndjerit, si edhe gjetjet e tjera të ekspertizës.

Ndërkohë, para fillimit të dëshmisë së ekspertit, gjyqtarja ka refuzuar kërkesën e avokatit Kadri Mjekiqi.

Seanca po vazhdon me dëshminë e ekspertit mjekoligjor Valon Hyseni.