Aktorja e njohur nga Bosnja dhe Hercegovina, Mona Muratović, tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave në mbrëmjen gala të Festivalit të Filmit në Sarajevë, duke u shfaqur zbathur në tapetin e kuq – një veprim i rrallë për një event të këtij niveli.
E veshur me një fustan të gjatë dhe elegant ngjyrë bordo, Muratović bëri një hyrje që nuk kaloi pa u komentuar. Aktorja u shoqërua nga bashkëshorti i saj, prezantuesi i njohur Danko Delibašić, i cili mbante veshur një kostum klasik gri, duke përforcuar kontrastin mes elegancës dhe spontanitetit të momentit.
Megjithëse fillimisht spekulimet për arsyen e këtij veprimi nisën menjëherë në rrjete sociale dhe portale, vetë aktorja sqaroi më pas se gjithçka kishte ndodhur për shkak të një incidenti të vogël: “Tik para se të dilja, më u prish taka. Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të dilja zbathur,” u shpreh ajo për mediat lokale.
Ky moment i papritur nuk bëri gjë tjetër veçse e rriti simpatinë e publikut për aktoren, e cila u vlerësua për natyrshmërinë dhe vetëbesimin me të cilin përballoi situatën. Pamjet e saj zbathur në tapet u shpërndanë gjerësisht në rrjete sociale, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të edicionit të këtij viti të festivalit.

Ata njihen si një nga çiftet më harmonike në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Së bashku kanë një vajzë, Livia, dhe një djalë, Vig, ndërsa Mona ka edhe një djalë, Akin, nga një martesë e mëparshme.
