NATO rrit praninë e KFOR-it në Kosovë me trupa nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Rumania

Para 1 vit

Trupa shqiptare, bullgare, greke dhe rumune nga Rezervat Operacionale kanë nisur dislokimin e tyre në mbështetje të misionit të KFOR-it në Kosovë, ka njoftuar NATO.

Batalioni i Forcës Multinacionale të Rezervës Operacionale (ORF) ka marrë detyrat nga Batalioni i Forcës Operacionale të Rezervës turke, në kuadër të një rotacioni të mbikëqyrur nga Komanda e Forcës së Përbashkët të NATO-s në Napoli, Itali. Ky batalion përbëhet nga rreth 270 ushtarë dhe do të operojë përkohësisht përkrah 200 forcave të rezervës të brigadës italiane “Sassari.”

Këto përforcime, së bashku me trupat e KFOR-it, rrisin aftësinë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të mundshëm të situatës së sigurisë, në përputhje me mandatin e KFOR-it të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

Misioni i KFOR-it vazhdon të angazhohet për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse në ruajtjen e sigurisë.