Nxënësit e ShFMU “Dardania” në Prishtinë shënuan 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova përmes një ekspozite përkujtimore për 1432 fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999. Në kuadër të projektit “Kremtojmë dhe Kujtojmë”, rreth 200 nxënës prezantuan 18 punime me emrat dhe historitë e fëmijëve martirë. Ekspozita do të mbahet më 17 shkurt në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa nxënësit do t’i drejtohen Komunës së Prishtinës me kërkesë për ngritjen e një obelisku në nder të tyre.
