Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i është drejtuar me kërkesë Gjykatës Kushtetuese për sqarim rreth situatës pas kalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se kjo kërkesë u dorëzua para pak çastesh.
Osmani sot pritet që ta mbajë edhe një konferencë për media ku pritet të flasë rreth kësaj çështje.
Derisa, dje për herën e 50-të ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Kjo situatë politike ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët.
