Rasti i Visar Muriqit në gjykatë: Sot dëshmojnë të tjerë për tragjedinë në Pejë

Para 11 muaj

Në Gjykatën Themelore të Pejës, sot (e mërkurë, 22 tetor 2025), në orën 10:00, zhvillohet një tjetër seancë për rastin tragjik të Visar Muriqit, 45-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi i një autocisterne në kompaninë “Delta Group” në tetor të vitit të kaluar.

Në këtë seancë pritet të dëgjohen dëshmitarë të tjerë, teksa i akuzuari kryesor, Vesel Jusaj – pronari i kompanisë – është deklaruar i pafajshëm, duke mohuar akuzat që i vihen në barrë.

“Nuk jam fajtor për veprat penale që më ngarkohen”, kishte thënë Jusaj në seancën e kaluar.

Visar Muriqi, sipas hetimeve, kishte pranuar të kryente një punë të përkohshme për vetëm 30 euro, pas një telefonate nga një bashkëvendës për të ndihmuar në modifikimin e një bombole gazi në një pompë derivatesh. Ajo që duhej të ishte një punë e thjeshtë, përfundoi tragjikisht, pasi bombola shpërtheu, duke i marrë jetën në vend.

Hetimet ndaj pronarit të “Delta Group” janë ende në vazhdim.