Ministria e Mbrojtjes, njoftoi sot se deri më 31 mars 2025, do të jetë afati për dorëzimin e dokumentacionit për rekrutim në Forcat e Armatosura. Thirrja vijon të jetë e hapur për të gjithë të rinjtë që duan të shërbejnë me nder dhe përkushtim në FA.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit është 31 mars 2025. Ministria e Mbrojtjes thekson se, kjo është një mundësi për të ndërtuar karrierë të sigurt e për të siguruar të ardhmen e atdheut, teksa publikoi linkun për aplikim https://www.mod.gov.al/…/1008-si-te-rekrutohem-ushtar…
Në kushtet e një profesionalizmi më të lartë të FA-së dhe një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës, Ministria e Mbrojtjes vlerëson se rekrutimi i ushtarëve me një profil sa më të lartë është thelbësor për FA-në.
Ushtritë e vendeve të NATO-s i kushtojnë një vëmendje të madhe këtij problemi, në mënyrë të veçantë instrumenteve të përzgjedhjes dhe motivimit të tyre.
