Pentagoni ka dërguar të paktën gjashtë bombardues B-2 – rreth 30% të flotës së bombarduesve të Forcave Ajrore të SHBA-së – në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian, në atë që analistët e kanë quajtur një mesazh për Iranin teksa tensionet sërish janë rritur në Lindjen e Mesme.
Dislokimi vjen ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe shefi i Mbrojtjes, Pete Hegseth paralajmërojnë për veprime të mëtejshme kundër Iranit dhe përfaqësuesve të tij, ndërsa aeroplanët amerikanë vazhdojnë të sulmojnë rebelët Houthi të mbështetur nga Teherani në Jemen, shkruajnë mediat e huaja, Imazhet e marra nga kompania private e imazheve satelitore Planet Labs të martën tregojnë gjashtë bombarduesit amerikanë në pistën e ishullit, si dhe strehimore që ndoshta mund të fshehin të tjerë.
