Vdes foshnja dymuajshe në Emergjencën e Gjilanit, rasti hetohet si vdekje e dyshimtë

Para 1 ditë

Një foshnjë dymuajshe ka ndërruar jetë në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, pasi ishte sjellë për trajtim mjekësor.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 14 tetor, rreth orës 12:15. Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Gjilan 14.10.2026-12:15. Nga Emergjenca e spitalit është raportuar se është sjell për trajtim mjekësor foshnja (dymuajshe), e cila më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.