Policia e Kosovës ka konfirmuar përdorimin e vërtetimeve mjekësore të falsifikuara gjatë zgjedhjeve lokale në Kllokot. Një grua është arrestuar nën dyshimin se ka lëshuar këto dokumente për të mundësuar asistencë të padrejtë në votim, duke cenuar lirinë e zgjedhësve.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, tha se e dyshuara është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.
Kandidati për kryetar të komunës, Arbër Emini, akuzoi Listën Serbe për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara për të ndikuar në procesin zgjedhor. Përfaqësuesit e Listës Serbe nuk janë përgjigjur ndaj akuzave.
