Vetëm Skenderaj, Istogu e Deçani mbesin si bastione – Fushë Kosova përjeton ndryshimin pas më shumë se 20 vitesh

Para 11 muaj

Zgjedhjet Lokale në Kosovë sollën disa përmbysje interesante, por disa bastione mbetën të pathyera – madje fituesit u bënë të ditur që më 12 tetor.

Derisa procesi zgjedhor komunal përfundoi më 9 nëntor dhe u përcaktuan fituesit në 17 komuna nga 18 sa shkuan në balotazh (pasi në Viti gara ende mbetet e hapur për shkak të votave me postë),

Partia Demokratike e Kosovës vazhdoi ta ketë si bastion Skenderajn, gjersa në këto zgjedhje garës iu rikthye Sami Lushtaku, pasi në vitin 2021 kishte kandiduar Fadil Nura – duke fituar qysh në raundin e parë me 83,36 për qind apo 13,042 vota.

Në këtë garë, Lushtaku kishte mposhtur Hysni Mehanin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kishte marrë 9,87 për qind, apo 1,544 vota.
Sokol Halili nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj kishte marrë 6,77 për qind, përkatësisht 1,060 vota.