Veturat e vjetra evropiane “përfundojnë” në Maqedoni

Para 11 muaj

Maqedonia po shndërrohet në destinacion për “mbeturinat evropiane me katër rrota”, pasi shumica e automjeteve të importuara janë të vjetra dhe jashtë standardeve ekologjike. Nga viti 2020 deri në shtator 2025 janë importuar rreth 269 mijë automjete, prej të cilave 233 mijë janë të përdorura. Edhe statistikat e MPB-së tregojnë se në vitin 2024 mbi 588 mijë nga 699 mijë automjete të regjistruara janë më të vjetra se 10 vite.

Nga organizata “Qyteti i gjelbër human” kërkojnë masa urgjente, si subvencione për vetura elektrike, standarde Euro 5 dhe nxitje për transport alternativ. Ndërkohë, importi i automjeteve ka sjellë në buxhet mbi 165 milionë euro vetëm këtë vit.