Në një botë ku shumica e yjeve matet me orë të shtrenjta, vila luksoze dhe makina sportive, Vin Diesel është një përjashtim i rrallë. Me një pasuri të vlerësuar rreth 200 milionë dollarë, aktori i famshëm i sagës “Fast & Furious” jeton një jetë që pak do ta kishin imagjinuar për dikë në pozitën e tij.
Ai nuk përdor letra kuzhine, por pret rrobat e vjetra për t’i kthyer në leckë. Lejleku i luksit nuk ka zbritur në shtëpinë e tij modeste në Kaliforni, ku mobiljet janë të thjeshta dhe garderoba përbëhet nga bluza të zakonshme e xhupa të lirë, pa asnjë etiketë të shtrenjtë. Makina e tij? Një fuoristradë e vjetër që e ka shoqëruar për vite me radhë – larg shkëlqimit të Lamborghinive apo Ferrarive.
Por ku janë shpenzuar gjithë ato miliona?
Për Vin Diesel, paratë nuk janë një dekor për jetën e tij, por një mjet për të bërë ndryshim. Ai ka investuar shuma të mëdha për të ndihmuar komunitete të pambrojtura nëpër botë. Ka vizituar jetimore në Republikën Domenikane, ka mbështetur organizatën “Fundación Maestro Carey”, dhe ka krijuar Race Global Film Foundation – një fondacion që synon të përdorë fuqinë e kinemasë për ndryshime sociale globale.
Gjithashtu, ai ka dhuruar një milion dollarë për organizatën e Skautëve Amerikanë, me qëllim zhvillimin e projekteve edukative për të rinjtë.
Vin Diesel rrallë shihet në festa madhështore apo në tapetin e kuq të ngjarjeve të modës. Ai nuk e ndjek dritën e kamerave, por një dritë tjetër – atë të ndërgjegjes.
Në një epokë ku shumë jetojnë për t’u dukur, ai ka zgjedhur të jetojë për të ndihmuar. Dhe ndoshta pikërisht aty qëndron luksin më i madh: në thjeshtësinë e atyre që s’kanë nevojë të dëshmojnë asgjë.
