Vodhi televizor më 2024, arrestohet i dyshuari në Kaçanik

Para 8 muaj

Policia e Kaçanikut ka arrestuar të dyshuarin B.B., i cili ka pranuar se në dhjetor të vitit 2024 kishte vjedhur një televizor në vlerë rreth 1.800 euro nga një shtëpi në fshatin Dubravë dhe më pas e kishte shitur atë. Televizori u gjet te një person tjetër, ndaj të cilit u iniciua rast për blerje të sendeve të përfituara me vepër penale. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa prona i është kthyer ankuesit.