Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 275 mijë eurove për renovimin e shtëpive dhe njësive të banimit në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan, me kërkesë të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Sipas Krasniqit, vendimi është marrë pas kërkesave të përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë dhe verifikimeve në terren, ku është konstatuar se disa familje jetojnë në kushte të papërshtatshme banimi. Mjetet synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre familjeve.